Ditën e djeshme në Gjirokastër është zhvilluar kampionati i parë në Ballkan për "bodybuilding natyral", ku sportistë nga vende të ndryshëm konkurruan në 9 kategori.
Kryetari i shoqatës INBA Albania, Nikollaq Muço tha në studion e lajmeve të MCN Tv se pjesëmarrja në këtë kampionat ishte shumë e lartë.
Ishte pjesëmarrje e madhe, 21 persona nga Shqipëria dhe 7 sportistë nga Kroacia dhe Bosnja. Patëm 9 kategori dhe të gjitha kategoritë ishin me 4-5-6 sportistë. Kishte dhe kategori me një person, siç ishte gruaja që mori pjesë, e cila ishte edhe në Bosnjë si edhe një djalë.
Ilir Mema, kampioni i parë shqiptar i bodybuilding tha se kampionati ishte një sukses.
Kur më telefonoi Niko për herë të parë që më tha organizoj kampionatin ballkanik dhe me tha dua të vish si gjyqtar, pata një shqetësim duke menduar a do t’ia arrij që të dalë me sukses ky kampionat ballkanik, pasi nuk ishte bërë ndonjëherë. Janë organizuar vetëm dy gara ndërkombëtare, por kanë qenë investitorë privat. E vlerësoj me notën maksimale.
Renald Bejtja, kampion absolut Ballkani në bodybuilind për vitin 2024 tha në studion e lajmeve se ky sport kërkon shumë mund dhe përpjekje.
Kur i futemi diçkaje, i futem për të dalë kampion. Nuk kam kurrë plan B. Gjithmonë i futem për të fituar. Ky sport kërkon përpjekje dhe shumë mund. Muajt e fundit kam lënë punë, familjen dhe i jam përkushtuar 100% sportit.
Niko Janushi, kampion Ballkani në Man's Fizik tha:
Unë e nis ditën me stërvitje. Duhet ta shohësh si rutinë këtë sport. Është pak i lodhshëm.



