I talentuar në pikturë/ Gjoni: Rrugëtimi im ka me portretet e artistëve, më kanë suportuar shumë

I talentuar në pikturë/ Gjoni: Rrugëtimi im ka me portretet e artistëve, më kanë suportuar shumë

Eljor Gjoni 20 vjeçari nga Shkodra i talentuar në pikturë i ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN” ka folur për famën e tij e cila ka nisur nga portretet e artistëve të njohur.

Ai tregon se fama e tij ka shkuar deri te Kylie Jenner me realizimin e portreteve të tij ndërsa nuk kanë munguar as bashkëpunimet me artistët e njohur shqiptarë për të cilët shprehet se dhe e kanë suportuar shumë.

Gjoni tha se ka nisur të vizatoj që në moshë të vogël dhe me kalimin e viteve ka ardhur duke u përmirësuar kjo dhe falë mbështetjes së madhe të prindërve të tij.

Ky ka qenë fillesat e mia pikturat për vipat, me artistë njëlloj marketingu për tu afruar sa më shumë rrjeteve sociale për të pasur njëlloj njohje. Me portretet e artistëve jam prezantuar në fillimet e mia. Kam nisur të pikturoj që i vogël, se të gjithë fëmijët janë nga pak artistë dhe me kalimin e viteve kuptojnë se dëshira nuk bie asnjëherë. Mbështetja e prindërve ka qenë maksimale dhe besoj kështu e kam nisur dhe jam shumë i lumtur.

Portreti është kategoria më e vështirë e botës së artit i kam nisur nga mosha 14 vjeç për të kapur këto raportet dhe elementët e sakta të një portreti dhe me kalimin e viteve dhe përmirësohesh. Hunda është elementi më vështirë për një portret duke qenë se hunda është mesi i fytyrës, po gabove aty të ikën pothuajse i gjithë portreti.

Të gjithë artistët kanë qenë të interesuar për këto portrete, showbizz shqiptarë janë shumë suportusa këtë kam vënë re unë, më kanë suportuar shumë. Çmimet variojnë dhe nga portreti sepse shet portreti shumë. Preferenca janë më shumë ajo klasikja bardh e zi me laps. Puna që më ka marrë më shumë kohë ka qenë portreti i Encës i cili më ka zgjatur 3 muaj. 

Një tjetër mënyrë që mund të gjej është se ajo që kam vënë re është se tendenca ime artistike ka ndryshuar shumë dhe mendoj se është rrugëtim i pandalshëm rrugëtimi i artit dhe sot për sot i qëndroj shumë lidhjes së shpirtit me artin dhe ajo që më intereson sot është të sjell një emocion që atë që ndjej ta përcjell në një tablo. Detyra ime është të nxjerr një pjesë personale timen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy