
Kompania “Thirty Five Group”, e drejtuar nga Khalid bin Mohammad Al Attiyah, ish-zv.kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm e Mbrojtjes i Katarit, është në negociata të avancuara për blerjen e aksioneve maxhoritare në Bankers Petroleum.
Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se i ëhsteë konfirmuar se kompania Bankers Petroleum është aktualisht në proces vlerësimi, një hap ky që sipas praktikës së tregut bëhet kur një kompani është drejt shitjes.
Une kam pyetur, dhe në mënyrë jozyrtare, punonjës të kompanisë më kanë konfirmuar se procesi i vlerësimit është duke u zhvilluar, ndërsa nga kompania nuk ka ende një deklaratë zyrtare.
E kam pyetur zyrtarisht Bankers Petroleum dhe jozyrtarisht nga burime pranë punonjësve është pranuar se po bëhet një proces vlerësimi – që zakonisht ndodh kur kompania është në shitje.
Megjithatë, marrëveshja finale ende nuk është nënshkruar, pasi palët duhet të bien dakord mbi, shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i arbitrazhit ndërkombëtar dhe zgjatjen e koncesionit, i cili përfundon në vitin 2029, çka kërkon edhe miratimin e qeverisë shqiptare.
Pse shteti shqiptar nuk ka ndërmarrë hetime të plota ndaj Bankers për dyshimet mbi evazion fiskal të vazhdueshëm prej 20 vitesh?.



