Favore zyrtarëve turq në SHBA, rrezikohet e ardhmja e kryebashkiakut të New Yorkut

Favore zyrtarëve turq në SHBA, rrezikohet e ardhmja e kryebashkiakut të New Yorkut

Kryetari i Bashkisë së New Jorkut Eric Adams po përballet së fundmi me një sërë akuzash si ajo e ryshfetit, mashtrimit dhe shpërdorimit të detyrës të ngritura nga prokurorët amerikanë pas pretendimeve se ky i fundit ka pranuar dhurata të paligjshme nga zyrtarët turq në këmbim të favoreve siç është ai i shmangies së rregullave të sigurisë për hapjen e një konsullate në qytetin që ai drejtonte.

Sipas padisë prej 57 faqesh dyshohet se Adams ka pranuar mbi 100 mijë dollarë, udhëtime luksoze, bileta të linjave të ndryshme ajrore nga zyrtarët turq në vitin 2016 kur ai shërbente si kryetar i Bashkisë së New Yorkut.

Në padi po ashtu veçohen disa raste një ndër të cilët është ai i qëndrimit dy ditor në një nga hotelet më luksoze të Stambollit me vetëm 600 dollarë përkundrejt vlerës reale që shkon në 7 mijë dollarë.

Kjo ishte një skemë shumëvjeçare me në thelb favoret ndaj një politikani të vetëm të qytetit të Nju Jorkut.

Ndër të tjera dyshohet se Adams është mbështetur financiarisht nga Turqia gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2021 kur u zgjodh sërish si kryetar bashkie, në një kohë që ligji amerikan u ndalon kandidatëve të pranojnë para nga njerëz që nuk janë shtetas të SHBA-ve ose banorë të ligjshëm si dhe korporatave, entiteteve dhe organizata të huaja.

Por pavarësisht pretendimeve të drejtësisë Adams ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë ndaj tij duke u zotuar se do ti rrezojë ato në gjykatë teksa do të vijojë punën si kryebashkiak.

U kërkoj njujorkezëve të presin të dëgjojnë mbrojtjen tonë përpara se të bëjnë ndonjë gjykim. Unë ndjek rregullat, unë ndjek ligjin federal, nuk kam marrë pjesë në asnjë  aktivitet të paligjshme gjatë  fushatës.

Edhe guvernatorja e New Yorkut Kathy Hochul e cila ka fuqinë ligjore për shkarkimin e kryebashkiakut bëri të ditur se po shqyrton të gjitha aktakuzat e ngritura ndaj Adams.

Megjithatë pyetja që shtrohet, është nëse akuzat e ngritura ndaj Admas do të vërtetohen a do të përballet ai me një dënim me burg dhe nëse po deri në sa vite?!

Sipas drejtësisë amerikane vetëm akuza e mashtrimit dënohet maksimalisht me 20 vite burg, ajo e mbështetjes në  kontribute të huaja me 5 vite, ndërsa akuza e marrjes së ryshfetit maskimalisht me 10 vite burg.

Përveç një dënimi prej dhjetëra vitesh heqje lirie Adams po ashtu i rrezikohet e ardhmja e tij politike në zgjedhjet e 2025. Ndërkohë shumë anëtarë të këshillit bashkiak i kanë bërë thirrje këtij të fundit që të japë dorëheqjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy