Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës/ Hapen të gjitha qendrat e votimit

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës/ Hapen të gjitha qendrat e votimit

Sot në katër komunat në pjesën veriore të vendit po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale.

Mitrovicë Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, tashmë janë hapur të gjitha qendra e votimt.

Janë 45 mijë qytetarë qytetarë që kanë drejtë vote në këto zgjedhje.

Ndërkohë, janë gjithsej 19 qendra të votimit me 34 vendvotime.

Situata aktuale është e qetë dhe gjithçka po shkon sipas planit të paraparë, ndërsa vërehet numër jo i madh i qytetarëve, sidomos në zonat e banuara me shqiptarë, të cilët kanë dalë në mëngjes për ta ushtruar detyrën e tyre të votës.

Policia e Kosovës gjithashtu po qëndron afër këtyre qendrave, sidomos atyre alternative në kontenjerë, të cilët po vëzhgojnë situatën nga afër.

KQZ ka njoftuar se nga 44 qendra votimi sa janë gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.

Në përgjithësi, numri i kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për kryetar të katër komunave është 11, ndërsa më shumë se 60 kandidatë janë certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për dy kuvendet komunale.

Këto zgjedhje po mbahen pasi serbët, në shenjë proteste për vendimin e Qeverisë për targat, u larguan nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Në këto zgjedhje nuk do të marrë pjesë partia më e madhe e serbëve, Lista Serbe, pasi pjesëmarrjen e tyre LS e ka kushtëzuar me krijimin e asociacionit dhe tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy