Kandidati republikan Donald Trump shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të martën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një dalje për mediat pak më parë, ai u shfaq euforik për rezultatin e arritur, duke e quajtur të paprecedentë.
Do të rregullojmë kufijtë dhe gjithçka në vendin tonë. Ne bëmë historinë, është një fitore politike që vendi ynë nuk e ka parë kurrë kurrë më parë.
Shpreh mirënjohjen për zgjedhjen si presidenti i 47-të i Amerikës, do të luftoj për ju, për familjet tuaj, për të ardhmen tuaj.
Unë do punoj për çdo ju me çdo frymëmarrje timen. Kjo do të jetë një epokë e artë për Amerikën. Kemi kapërcyer pengesa të cilat askush nuk i mendonte të mundshme.
Trump u ngjit në skenën e Florida bashkë me të shoqen Melania dhe të gjithë fëmijët, përfshirë Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner. Ai bëhet presidenti i parë i SHBA-ve i cili mban dy mandate jo të njëpasnjëshme presidenciale.



