Tregu i vajit të ullirit, Rrapaj: Mungesa e kontratave paraprake, pengesa kryesore (VIDEO)

Tregu i vajit të ullirit, Rrapaj: Mungesa e kontratave paraprake, pengesa kryesore (VIDEO)

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me mbiprodhimin e vajit të ullirit dhe tregun e tij të shitjes.

Ai tha se dy nga pengesat kryesore të mos shitjes së këtij prodhimi është paketa fiskale sepse kjo paketë e ngarkon grumbulluesin me 20% Tvsh, ndërsa shtoi se pengesë tjetër mbetet dhe mungesa e kontratave apo marrëveshjeve paraprake të prodhuesit me grumbulluesit.

Jemi në pikun e prodhimit të vajit të ullirit, jemi në një sezon dobiprurës për fermerët, por fakti që na shqetëson është se janë disa shkaqe që e çojnë fermerin në një kolaps të shitjes së prodhimit të tij veçanërisht në prodhimin e vajit. E para është paketa fiskale, në të cilën grumbulluesi ngarkohet me 20% TVSH, ky është një andikap që ka ndikuar dhe do ndikojë derisa të rregullohet mundësia e shitjes së prodhimit të grumbulluesit.  Ana tjetër ka të bëjë dhe me organizimin e fermerëve, ai pëlqen më shumë që të shesë më shumë vajin se ullirin si lëndë të parë, por kjo tregon se nuk funksionon sepse të shesësh vajin cilësor ai kërkon një proces në linjat e përpunimit që është dekantimi dhe ndarja e tij në cilësi. Argumenti i dytë ka të bëjë me organizmin dhe mungesën e kontratave paraprake me grumbulluesit dhe nëse kjo nuk ndodh atëherë do kemi gjithmonë këtë problem. Ne grumbullues vaji kemi shumë. Grumbulluesit që kanë treg në vend blejnë vajin te fermerët. Mungesa e kontratave dhe marrëveshjeve paraprake është një nga pengesat kryesore.

I pyetur se sa eksportojmë aktualisht, Rrapaj tha se janë sasira të vogla sepse ka treg për vajin në eksport për extra vergin, por kjo kërkon pak më shumë kohë nga momenti i prodhimit.

Vaji nuk është një produkt që duhet shitur brenda muajin dhjetor se pastaj prishet, ai mund të shitet në një periudhë disa mujore, prandaj nuk ka pse të ngrihet alarmi që na ngeli vaji stok nga viti i kaluar, por kur tjetri nuk është përpjekur për të marrë atë cilësi që kërkon vaji natyrisht që nuk do ti shitet. Sa i përket çështjes së organizimit natyrisht këtu janë disa aktorë që duhet të angazhohen për këtë punë. Nuk ka pse të ngrihet paniku se na ngeli vaji stok pa shitur. Ai është një produkt që mund të presë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy