Nxehtësia ekstreme në Filipine kalon mësimin online, krizë dhe me energjinë

Nxehtësia ekstreme në Filipine kalon mësimin online, krizë dhe me energjinë

Filipinet kanë anuluar mësimin fizik, duke kaluar në atë online, për dy ditët e ardhshme dhe thanë se rrjeti elektrik në ishullin e tij kryesor mund të mbingarkohet pasi vendi po përballet me një valë të nxehti që po prek edhe pjesë të tjera të juglindjes së Azisë.

Agjencia shtetërore e motit parashikoi se të hënën temperaturat në rajonin e kryeqytetit mund të arrijnë 37 gradë Celsius, por edhe në tre ditët e ardhshme.

Agjencia tha se indeksi i nxehtësisë, temperatura e ndjerë nga trupi përfshirë lagështinë relative pritet të mbetet në një rekord 45 gradë Celsius, në intervalin që e klasifikon si “të rrezikshëm” pasi mund të shkaktohen goditje nxehtësie nga ekspozimi i zgjatur me temperaturat e larta.

Nxehtësia mund të vazhdojë të arrijë nivelet rekord deri në javën e dytë të majit, tha Glaiza Escullar, parashikuese shtetërore e motit, për stacionin radiofonik DZBB.

Vala e të nxehtit po ushtron presion mbi furnizimin me energji elektrike në ishullin kryesor të Luzonit, i cili përbën tre të katërtat e prodhimit ekonomik, ku rezervat janë pakësuar pasi 13 termocentrale u mbyllë në fillim të këtij muaji, tha në një deklaratë operatori i rrjetit të Filipineve.

Në Indonezi, temperaturat më të ngrohta janë përmendur si një faktor në rritjen e rasteve të etheve të dengës, një infeksion i shkaktuar nga mushkonjat, në 35.000 raste muajin e kaluar nga 15.000 një vit më parë.

Fenomeni i motit El Nino ka zgjatur sezonin e thatë dhe temperaturat më të nxehta kanë përshpejtuar ciklin jetësor të mushkonjave, tha zëdhënësja e ministrisë indoneziane të Shëndetësisë Siti Nadia Tarmizi për agjencinë e lajmeve Antara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy