Fali abuzimin seksual, presioni çon në dorëheqje Presidenten e Hungarisë

Fali abuzimin seksual, presioni çon në dorëheqje Presidenten e Hungarisë

Presidentja hungareze Katalin Novak dha dorëheqjen të shtunën pasi u vu nën presion si rezultat i vendimit të saj të diskutueshëm për të falur një burrë i cili ishte përfshirë në një skandal abuzimi seksual vitin e kaluar.

Novak ndërpreu një udhëtim në Katar dhe u kthye në Budapest, ku dhe bëri njoftimin.

“Lëshova një dekret faljeje i cili shkaktoi tension dhe trazira për shumë njerëz. Kam bërë një gabim”, tha ajo në një fjalim televiziv të shtunën, duke njoftuar se do të largohej nga posti i kryetares së shtetit.

Mbi 1000 persona u mblodhën në Budapest të premten për të kërkuar dorëheqjen e Novak, një aleate e ngushtë dhe ish-ministre e Familjes së kryeministrit Viktor Orban.

Partitë e opozitës hungareze e kanë kaluar javën duke bërë thirrje për largimin e Novak, si dhe atë të Judit Varga, ish-ministre e Drejtësisë e cila firmosi faljen dhe pritet të kryesojë listën e partisë në pushtet Fidesz për zgjedhjet e Parlamentit Evropian këtë vit.

Ndërsa ishte i ditur fakti se Novak kishte falur dhjetëra persona përpara vizitës së Papa Françeskut në Hungari në prill 2023, vetëm së fundmi u zbulua se një nga personat që përfitoi nga masa ishte zëvendësdrejtori i një shtëpie fëmijësh, i dënuar për mbulimin e një abuzimi seksual me të mitur.

Novak ishte në Katar për të ndjekur ndeshjen Hungari-Kazakistan në Kampionatin Botëror të Vaterpolit dhe ishte planifikuar të aty gjatë fundjavës.

Mediat hungareze më herët të shtunën raportuan se avioni i saj ishte nisur përpara afatit dhe dukej se po kthehej në Budapest.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy