Qeveria ka vendosur të mbyllë koncesionin shumë të diskutuar të pullave fiskale. Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik një draftligj, i cili i jep fund këtij koncesioni, duke ia kaluar këtë shërbim shtetit shqiptar.
Përparim Tushaj, ekspert i industrisë së duhanit, thotë se koncesioni u dha për t’i bërë qejfin dikujt, pasi ishte i panevojshëm, dhe si i tillë nuk solli asnjë përfitim për buxhetin.
Në rastin e pullave, ishte që pasi të vendosej nuk do të kishte asnjë që do të paguante akcizë. Po gjendej një arsye për të dhënë një shërbim me koncesion. Nuk ishte e nevojshme se atëherë, duhani shitej në rrugë. Bëhej për t’i bërë qejfin dikujt.
Në 4 vitet e para, mesatarja e importeve 4 mijë tonë, pasi u fut ky koncesion është rreth 3 mijë. Pra ka rënie. Nuk ka pasur asnjë lloj ndikimi. Ka qenë diçka thjesht për t’i bërë qejfin dikujt.
Mund të bëheshin gjëra të tjera që të luftohej informaliteti. Pra ka qenë diçka e panevojshme. Mendoj që hapi i parë është mirë të kalojë në varësi të qeverisë.
Në Kosovë këtë shërbim e ka drejtoria e doganave. Ajo ka krijuar një grup pune dhe sa herë që përfundon kontrata, ata mblidhen bashkë me përfaqësues të biznesit dhe vendosin kush do të jetë pasuesi.
Turqia e prodhon me 5.2 dollarë, ne me 22.
Tushaj tha se modeli më i mirë mbetet ai i aplikuar para koncesionit, kur pullat prodhoheshin nga Banka e Shqipërisë. Sipas tij, ligji i ri nuk do ta ndryshojë situatën.
Pullat fiskale janë letra më vlerë. Para koncesionit prodhoheshin nga BSH. Nuk kemi dëgjuar të ketë pasur prodhim fals. Atëherë pse nuk lejohet që të vazhdojë ti prodhojë BSH. Pra është rasti kur të vjen një ofertë e pakërkuar dhe ti thua, po, e rregullojmë këtë punë.
Nuk shoh se ligji do të ndryshojë gjë. Pse çmimet do t’i vendosë Këshilli i Ministrave, kur kjo është taksë kombëtare. Besimi se do të ndryshojnë çmimet bie në zero.
Formula më e mirë do të ishte ajo që ka BSH. Ose siç është, e kalon shërbimin në varësi të një agjencie shtetërore, p.sh. doganës, dhe shkon në çmimet në kosto. Do të shkonim te 3 dollarëshi. Ose BSH t’i prodhojë. Sot akciza për një paketë është 155 lekë. Si e tillë mund të prodhohet nga banka.



