
Dy pushues janë mbytur sot në plazhin e Spillesë në Kavajë. Sipas të dhënave të para, viktimat dyshohet se janë dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, rreth 70 vjeç.
Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det.
Ndërkohë, një pushues i tretë është mbytur në Velipojë.
Sipas policisë, viktima është një 59-vjeçar me inicialet H.H.
Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



