Atentat me armë zjarri në Shkodër, plagosen dy vëllezërit Doçi

Atentat me armë zjarri në Shkodër, plagosen dy vëllezërit Doçi

Dy persona, raportohen të jetë plagosur me armë zjarri, pak minuta më parë në Shkodër.

Nga raportimet paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina, ndërsa raportohen se të plagosurit janë vëllezërit Hoten dhe Marjan Doçi, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me makinë në momentin që janë qëlluar nga persona të paidentifikuar.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D.,  23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy