Tensione mes SHBA dhe Rusisë për uljen e dy bombarduesve në Venezuelë

Tensione mes SHBA dhe Rusisë për uljen e dy bombarduesve në Venezuelë

Zyrtarë rusë dhe amerikanë janë përfshirë në një mosmarrëveshje për uljen në Venezuelë e dy avionëve bombardues rusë, të aftë për të transportuar edhe armë bërthamore.

Dy avionët bombardues të llojit “Tu-160” u ulën në Venezuelë gjatë së hënës, në atë që konsiderohet si shfaqje e mbështetjes ruse ndaj qeverisë së presidentit socialist, Nicolas Maduro.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se, me veprimin në fjalë kemi mbërritur përpara faktit të “shpërdorimit të fondeve publike nga dy qeveri të korruptuara”. Fjalë të cilat qeveria ruse i quajti shumë shpejt si “tërësisht të papërshtatshme”.

Nga ana tjetër, qeveria ruse i quajti fjalët e tij "plotësisht të papërshtatshme".

Bombarduesit strategjikë me rreze të gjatë veprimi u ulën në Aeroportin “Simon Bolivar”, në periferi të kryeqytetit venezuelas, Karakas, së bashku me dy avionë të tjerë rusë pasditen e së hënës.

Venezuela dhe Rusia kanë qenë aleatë të ngushtë prej kohësh, ndërsa që prej vitit 2008 në vendin amerikano-latin janë dërguar bombardues rusë, sikurse edhe kryqëzorë raketahedhës.

Bombardues “supersonikë” janë parë në Venezuelë edhe në vitin 2013.

Por, vizita e fundit vjen vetëm pak ditë pasi presidenti Maduro u takua me homologun rus Vladimir Putin në Moskë. Ministri venezuelas i Mbrojtjes, Vladimir Padrino tha se, avionët ishin pjesë e stërvitjeve të Forcave Ajrore me aleatët rusë.

Megjithatë, të dielën presidenti Maduro tha se ka pasur një përpjekje të fshehtë, të koordinuar drejtpërdrejt nga Shtëpia e Bardhë, për të tronditur jetën demokratike në Venezuelë, e me siguri për të nisur një “grusht shteti” kundër qeverisë kushtetuese, demokratike dhe të lirë të vendit të tij.

Pompeo e denoncoi lëvizjen e Rusisë në Twitter, ndërsa zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov tha se komentet e Sekretarit amerikan të Shtetit ishin “aspak diplomatike”.

Zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitri Peskov, tha se komentet e z. Pompeo ishin "shumë jodiplomatike".Pompeo nuk ishte i vetmi që kritikoi masën ruse për të dërguar bombarduesit në Karakas.

Por Rusia nuk është e vetmja që dërgon avionët e saj ushtarak në vende të tjera. SHBA ka dërguar gjithashtu aeroplanë tek aleatët e saj , përfshirë Ukrainën, marrëdhëniet e të cilëve me Moskën mbeten të tensionuara pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy