Deputetja e Lëvizjes Socialiste për integrim Kejdi Mehmetaj ka deklaruar se ish-Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e ka pranuar vetë gabimin në reformën arsimore në zyrën e saj dhe më pas ka ndryshuar mendje pas një telefonate të kryeministrit Rama. Ajo foli edhe për shkarkimet e ditëve të fundit që sipas saj bëhen për presione politike ndaj njerëzve të suksesshëm.



