Shefi i OKB-së: Koronavirusi, kriza më e rëndë globale që nga Lufta e Dytë Botërore

Shefi i OKB-së: Koronavirusi, kriza më e rëndë globale që nga Lufta e Dytë Botërore

Pandemia e koronavirusit është kriza më e rëndë globale që nga Lufta e Dytë Botërore, tha të martën Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antoni Guterres, duke shprehur shqetësimin se mund të nxisë konflikte në të gjithë botën.

Gueterres tha se kriza është shkaktuar për shkak të një virusi që përfaqëson një kërcënim për gjithë botën, duke sjellë një recesion ekonomik që ndoshta nuk mund të krahasohet me asnjë situatë gjatë kohëve të fundit.

Kombinimi i dy fakteve dhe rrezikshmëria e zgjatur në kohë, trazirat dhe konfliktet që janë varur pas dere n’a bëjnë të besojmë se kjo është kriza më sfiduese me të cilën jemi përballur që nga Lufta e Dytë Botërore”, u tha ai gazetarëve.

Organizata e Kombeve të Bashkuara me qendër në Nju York u themelua në fund të luftës, në vitin 1945, ndërsa 193 shtete janë anëtarë të saj.

Guterres tha se për t’u përballur me këtë virus lipset një përgjigje më e fortë dhe më efektive nga të gjitha shtetet, të cilat mund të triumfojnë vetëm nëse bashkohen dhe harrojnë lojërat politike, duke kujtuar gjithmonë se në rrezik është e gjithë shoqëria njerëzore.

Më shumë se 40 mijë njerëz deri tani kanë humbur jetën, ndërsa virusi po përhapet në të gjithë botën që bashkë me vdekjet po kërcënon seriozisht ekonomitë e të gjithë vendeve.

Në jemi larg krijimit të një pakete globale që mund të ndihmojë botën në zhvillim, për të krijuar kushte të përshtatshme dhe për të shkatërruar virusin, gjithashtu për të njohur edhe pasojat dramatike të krijuara si pasojë e tij”, paralajmëroi Guterres.

Ai tha se vendet po ecin ngadalë në drejtimin e duhur, por duhet të shpejtojnë dhe duhet të bëjnë më shumë, nëse duan të fitojnë.

OKB, të martën krijoi një fond të ri për të ndihmuar vendet në zhvillim, pasi javën e kaluar bëri thirrje për ndihma për kombet e varfëra dhe të goditura nga konfliktet.

Përtej ndihmës tradicionale nga vendet e pasura, “ne kemi nevojë për instrumenta financiarë inovativ”, në mënyrë që vendet në zhvillim të jenë në gjendje për t’iu përgjigjur krizës së krijuar nga virusi Covid-19.

Ai, paralajmëroi se virusi mund të kthehej edhe njëherë nga vendet e varfëra, veçanërisht nga Afrika, për të goditur përsëri shtetet e pasura dhe ku miliona njerëz mund të humbnin jetën./AFP/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy