Plagosje me armë në Tiranë, shpallet në kërkim një person (VIDEO)

Plagosje me armë në Tiranë, shpallet në kërkim një person (VIDEO)

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Tiranë, në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, në zonën e Institutit.

 

Efektivët e policisë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin Marilen Jata, 40 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. 

 

Nga hetimet e kryera u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit Fatmir Frroku, 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin Marilen Jata. 

 

Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se autori dhe i plagosuri, kishin qenë miq me njeri tjetrin dhe kohëve të fundit kishin debatuar me njeri tjetrin.

 

Aktualisht vijon puna intensive për kapjen e shtetasit Fatmir Frrokut, dhe dokumentimin e plotë të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy