
Ambasada turke përkujtoi sot, qytetarët që humbën jetën në tentativën e grushtit të shtetit të vitit 2016. Në aktivitetin e zhvilluar në memorialin e vendosur te Liqeni Artificial, ambasadori turk Murat Ahmet Yoruk kërkoi nga qeveria shqiptare të mos lejojë FETO-n të ndikojë në marrëdhëniet midis dy vendeve.
Lidhur me këtë temë në një lidhje Skype në studion e lajmeve në MCN TV ishte redaktori i TRT Word Abdylvehap Ejupi i cili e cilësoi këtë datë për nga rëndësia me atë të 11 shtatorit në SHBA.
Ndërsa përsa i përket spastrimit të këtyre elementëve, Ejupi tha se është bërë pothuajse i gjithë spastrimi edhe pse sipas tij ekziston rreziku i rigrupimeve me emra të tjerë.
15 korriku është e barasvlershme me 11 shtatorin në SHBA. Kjo reflekton në politikën e brendshme dhe të jashtme. Sa i përket spastrimit të elementeve është bërë gati i përgjithshëm duke filluar nga forcat e armatosura, ato ajrore të cilat kanë qenë në shërbim të FETO-s. Është bërë një spastrim por ende ka dyshime se ata rigrupohen me emra të tjerë.
Intervista e plotë
5 vite pas grushtit të shtetit, presidenti Erdogan vijon të ketë kryefjalë të retorikës politike luftën ndaj organizatës së Fetullah Gylen. Në ç’fazë është ajo që mund ta quajmë pastrimi i jetës politike nga elementët e FETO-s?
Duhet të kemi parasysh rëndësinë e ngjarjes së sotme si fillim, ku ata tentuan të marrin pushtetin me forcë. 15 korriku është e barasvlershme me 11 shtatorin në SHBA. Kjo reflekton në politikën e brendshme dhe të jashtme. Sa i përket spastrimit të elementeve është bërë gati i përgjithshëm duke filluar nga forcat e armatosura, ato ajrore të cilat kanë qenë në shërbim të FETOs , edhe në gjykatë, arsim dhe ku ata funksiononin prej 50 vitesh. Është bërë një spastrim por ende ka dyshime se ata rigrupohen me emra të tjerë. Rreziku qëndron ende por është bërë një spastrim i madh dhe sigurisht riorganizimi i shtetit funksionon në mënyrë përfekte deri tani.
Sa e kënaqur është Ankaraja me Shqipërinë në këtë çështje, pra në dorëzimin e elementëve të FETO-s, ka një numër që i është kërkuar Tiranës zyrtare për dëbimin nga e anëtarëve të kësaj organizate?
Duhet të kemi parasysh sensibilitetin e çështjes që ekziston në Turqi. Turqia i ka kërkuar shumë vendeve të ekstradojnë të gjithë anëtarët e organizatës FETO. Kjo është shumë e rëndësishme për Turqinë që Shqipëria ti dorëzojë këta anëtarë. Dhe Turqia ka bërë përparim në këtë drejtim. Marrëdhëniet mes dy shteteve nuk duhet të jenë pengesë të thellimit të raporteve të mira që kanë dy vendet.
A janë të kushtëzuara marrëveshjet me Shqipërinë nga ecuria e pastrimit të Shqipërisë nga elementët e organizatës FETO?
Deri në një farë pike nga burimet që mora një nga diskutimet mes tyre ishte dhe kjo pika e transferimit të elementëve të FETO e cila është një pikë shumë e rëndësishme. Këto marrëdhënie të jashtëzakonshme që ekzistojnë mes vendeve të mos bëhen pengesë nga këta elementë. Nuk duhet të ekzistojë që vetëm ky transferim të prishë raportet mes vendeve. Është një pikë kyçe që të jetë kryetemë e ditës edhe në qeverinë shqiptare në raport me Shqipërinë.



