Djali plagosi nënën/ Flasin fqinjët: Ishte çun i urtë, të vriste Zoti për të (VIDEO)

Djali plagosi nënën/ Flasin fqinjët: Ishte çun i urtë, të vriste Zoti për të (VIDEO)

Zbulohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur në Patos, ku djali plagosi me thikë nënën.

MCN TV mëson se Drita Çobaj 50 vjeç, jetonte me njërën vajzë pasi bashkëshorti i kishte vdekur ndërsa djali ishte emigrant në Gjermani.

I riu Klaudio Çobaj, 30 vjeç kishte rreth 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania. Fqinjët tregojnë se ishte familje shumë e mirë dhe se djalin nuk e njohin si problematikë madje nuk kanë dëgjuar debate më parë.

Të vriste Zoti për të, ishte çun i urtë. Jemi habitur, nuk dimë gjë. Ai e di hallin, ajo e di. Punonin, ai jetonte jashtë. Djalin e kishte kapur Covidin, kishte një kollë. Mbase ka pasur ndonjë gjë.

Djali pasi goditi nënën me thikë u largua menjëherë nga banesa, si dhe nuk raportohet të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy