
Ylber Sefa, ciklisti që u bë viral në tiktok në “Zgjohu me MCN” ka rrëfyer se videot e tij të cilat janë përlqyer shumë kanë ardhur natyrshëm. I tha se dikur ka menduar të jetë dhe pjesë e një spektakli humori por në atë kohë ka qenë i vogël dhe njuk u pranua.
Ka qenë një ditë imja pushim nga stërvitja dhe garat dhe vendosa të futesha live. Edhe më parë kam bërë video fune dhe shkojnë shumë shikime, është një përqindje shumë e vogël që nuk i pëlqejnë, por dështimi më i madh është t’iu pëlqesh të gjithëve. Ne e kemi në gen si familje këtë të mimikave. Unë i ekzagjeroj pak më tepër. Pjesa që kam bërë video ka ardhur krejt natyrshëm, s’kam publik para dhe jam vetëm me telefonin nuk i shoh ata 500 veta që mund të jenë duke më ndjekur. Jam shumë i lirshëm dhe mimikat më vijnë natyrshëm. E kam menduar të jem pjesë e një spektakli humori, por nuk më kanë marrë sepse kam qenë 15 vjeç kur kam aplikuar dhe më thanë je i vogël.
Ndërsa duke ju referuar profesionit të tij çiklizmit me të cilin ka 16 vjet që e praktikon, Sefa u shpreh se ka 7 vite kampion kombëtar por që asnjëherë nuk është përkthyer në vlera monetare. Ai tha se shpenzimet për të shkuar në gara i ka paguar vetë, ndërsa tregon se kur ka shkuar në Belgjikë i është dashur të flejë dy muaj e gjysëm në një kamion si një sakrificë për ciklizmin.
Çiklizmi nisi fillimisht si lojë për tu argëtuar në moshën 15 vjeçare por sot kam 16 vjet që praktikoj çiklizmin dhe prej 7 vitesh kampion kombëtar. Kurrë skam marrë një çmim monetar për 7 vite kampion, jo më larg se dje kam parë numrin e llogarisë që kishte shkuar minus. Fitorja ime nuk është përkthyer asnjëherë në vlerë monetare. Kam bërë një sakrificë, çdo çiklist i shqipërisë e di shumë mirë. Kam bërë çiklizëm këtu që dhe punoja dhe stërvitesha. Kam punuar në një dyqan bojërash dhe shpenzimet i përdorja për çiklizmin dhe kulmi i sakrificës ka qenë kur unë marr rrugën për në Belgjikë duke marrë lekë borxh. Koha atje është 3 muaj dhe rezultoi se unë vlejta por për 2 muaj e gjysëm kam fjetur në një kamion se nuk kisha lekë për të paguar qera dhe për tu ushqyer. Kur u vendosa në Belgjikë dhe duke parë se si funksiononte atje çiklizmi dhe masiviteti i garave më shtohej motivimi apo vullneti për këtë sport.
I pyetur nëse federata çiklizmit në Shqipëri ka një buxhet që duhet ti mbulojë shpenzimet, ai tha se aktualisht çiklizmi në Shqipëri nuk ekziston,
Ekziston me dokumente, këtë viti ka qenë fondi 20 mln lekë, por më parë kanë qenë 100 mln lekë por ato lekë investoheshin për hotele dhe restorante. Nuk ka një çiklist që të nënshkruajë një kontratë këtu në Shqipëri dhe ata lëvizin ku duan lirshëm. Dihet që çiklizmi organizohet në terrene të ndryshme, biçikleta çiklizmit e ka gomën shumë të hollë dhe mjafton një gjethe peme ta rrëzojë një çiklist në rrugë. Aksidentet në çiklizëm ndodhin nga mënyra më të ndryshme. Kam pasur një aksident fatal ku prej 8 orësh kam qëndruar në gjendje kome, sepse ne jemi të pambrojtur, veshja jonë si letër cigare dhe je shumë i pambrojtur. Kam nënshkruar kontratë në belgjikë për 4 vite dhe nëse ti jep rezultat në Belgjikë, je vërtet profesionistë.
Më tej ai tregon se prej vitesh në Belgjikë, garon me një prej skuadrave më të njohura.
Kur kam ikur në Belgjikë familjes i kam thënë që po shkoj në Kosovë. U kam thënë që do shkoj tek shtëpia e një shokut tim po çiklist që ata e njihnin dhe u kam thënë se pas garës do qëndroj atje dhe do punoj dhe këtë kanë menduar ata. Dëbimi nga federata erdhi pasi në maj unë bëra një denoncim, pati shumë reagim dhe prej atij denoncimi sot federata nuk më seleksionon me ekipin ndërkombëtar. Pas denoncimit që bëra mora një telefonatë kërcënuese dhe manipuluese nga presidenti kur më tha se ti je i përjashtuar nga çiklizmi shqiptar, arsyeja pse kam kërkuar të drejtat e mia. Do doja të ulesha një ditë me Ramën dhe dua ti them se ja ku e ke një profesionist dhe po dëbohet po hidhet në rrugë. Kam shumë diploma dhe këtu nuk e ushtroj dot çiklizmin. Aktualisht menaxhoj një kompleks sportiv në Belgjikë dhe kohën e lirë ja kushtoj çiklizmit.



