
Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet që po zhvillohen pas djegies së pallatit në kompleksin “Arlis”.
Ai theksoi se përgjegjësia nuk duhet të mbetet vetëm tek ndërtuesit apo administratorët, por edhe tek kompania që ka prodhuar dhe tregtuar materialin e përdorur në fasadë, nëse rezulton se ai është falsifikuar si zjarrduruese.
Nëse një kompani e ka certifikuar dhe shitur materialin si rezistent ndaj zjarrit, por në realitet ai nuk ka qenë i tillë, atëherë institucionet duhet të kërkojnë llogari dhe përgjegjësi të plotë prej saj.
Në rastet kur materiali është përdorur thjesht për arsye kostoje nga ndërtuesi, përgjegjësia është tjetër.
Por nëse ka pasur falsifikim të cilësisë apo certifikimit, atëherë dëmi duhet t’i faturohet edhe kompanisë prodhuese.



