Facebook-u paguan 5 miliardë dollarë gjobë

Facebook-u paguan 5 miliardë dollarë gjobë

Rrjeti social Facebook do të paguajë 5 miliardë dollarë për të zgjidhur mosmarrëveshjen në lidhje me shkeljet e privatësisë, deklaron Komisioni Federal i Tregtisë. Autoritetet amerikane e kanë quajtur një "sanksion të pashembullt". Marrëveshja e arritur mes Komisionit Federal të Tregtisë dhe Facebook-ut përfshin krijimin e një komiteti të pavarur për privatësinë, duke i dhënë fund mundësisë që Mark Zuckerberg-u të ketë fjalën e fundit mbi këtë temë. Facebook-ut gjithashtu i kërkohet që numrat e telefonave të marrë nga përdoruesit e tij për arsye sigurie të mos i përdorë për qëllime reklamimi. Menjëherë pas kësaj, titujt e rrjetit social humbën 2.34% nw Wall Street, në negociatat që paraprijnë hapjen e tregut. Pas mbylljes së Wall Street, Facebook do të paraqesë raportin tremujor. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy