Njoftimi i Ministrisë së Jashtme për largimin e Yuri Kim/ Tarifa: Gafë e rëndë! Prononcime naive dhe jo dinjitoze

Njoftimi i Ministrisë së Jashtme për largimin e Yuri Kim/ Tarifa: Gafë e rëndë! Prononcime naive dhe jo dinjitoze

Profesori Fatos Tarifa e konsideroi një gafë mjaft të rëndë faktin që Ministria e Jashtme bëri publik vendimin e DASH për zëvendësimin e ambasadores amerikane Yuri Kim.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv Tarifa tha se prononcime të tilla janë naive dhe jo dinjitoze, për një vend që është partner strategjik i SHBA-ve.  

Është një absurd mjaft i rëndë, një gafë, që ministria e Jashtme e një vendi të bëj publik faktin që DASH ka menduar për zëvendësimin e ambasadores. Nuk të takon ty si ministri e Jashtme. Aq më tepër mënyra si është formuluar. Është gafë kolosale, s’ke asnjë të drejtë. S’është normale dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Marrëdhëniet me SHBA-të që mbahen përmes ambasadës dhe ambasadorit duhet të jenë të tilla ku fërkimet nuk bëjnë kuptim. Prononcime nga dikasteri që ka për detyre të hartojë dhe zbatojë politikën e jashtme, është nuk po them anti-amerikan, por tepër naiv, tepër jo dinjitoz si qëndrim zyrtari një vendi që është partner strategjik”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy