Gazetari Edi Ruçi tregoi në MCN Live detaje nga mega-operacioni anti-drogë me mbi 200 urdhër-arreste në rang vendi, 50 prej të cilëve në qytetin e Vlorës.
Gazetari theksoi se mes të shoqëruarve ka edhe emra kryesor të botës së krimit në Vlorë.
50 janë personat që janë shoqëruar, disa prej tyre janë marrë për verifikime, ndërsa shumë të tjerë janë arrestuar në flagrancë, duke u kapur edhe lëndë narkotike, në brendësi të oborreve ose banesave të këtyre të fundit. FNSH dhe Forcat RENEA e kanë zhvilluar operacionin në fshehtësi totale, kryesisht përgjatë mbrëmjes për të ruajtur ato informacione dhe për të bërë të mundur zbulimin e të gjithë rrjetin. Operacioni vazhdon, ka ende kontrolle në qarkun e Vlorës. Kontrollet janë të përqendruar kryesisht në bashkinë e Selenicës dhe Himarës, por edhe në brendësi të lagjeve të qytetit të Vlorës. Mes të shoqëruarve është edhe një nënë, e cila e ka fëmijën e sapolindur. Ka edhe persona që kanë lidhje farefisnore ose janë brenda të njëjtës familje që janë shoqëruar”.



