Përplasja me LLalën, ambasadori amerikan Donald Lu takohet me presidentin Nishani

Përplasja me LLalën, ambasadori amerikan Donald Lu takohet me presidentin Nishani

Pas akuzave në distancë mes ambasadorit amerikan Donald dhe Prokurorit të Përgjithshëm, diplomati amerikan ka trokitur në zyrën e kreut të shtetit.

Ambasadori i SHBA­-ve në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar një takim në Presidencë me kreun e shtetit, Bujar Nishani i cili nisi rreth orës 19:00 dhe zgjati rreth 20 minuta.

Ambasadori Amerikan, Donald Lu dhe Presidenti Nishani Takimi vjen pas një debati të fortë në distancë mes ambasadorit dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Lu e akuzoi Llallën se është përpjekur të sekuestroi serverin e ILDKPIsë. Kurse Prokuroria reagoi duke thënë se ambasadori amerikan po e shatazhon. Ndërkohë gjatë para ditës së sotme u fol për një refuzim nga Nishani për të pritur në takim ambasadorin Lu, por që më pas Presidenca e përgënjeshtroi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy