
Qëndrimi i Shqipërisë zyrtare përkitazi me ngjarjet e sulmeve të fundit terroriste në Veriun e Kosovës, për kryetarin e Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori, lënë shumë për të dëshiruar sidomos më deklaratat e kryeministrit Edi Rama.
Qori, tha në edicionin e lajmeve në MCN se Rama nuk pranoi të akuzojë Serbinë për sulmin porse dënoi vetëm aktin terrorist. Sipas tij, këtë ai e bën për të mos prishur urat e bashkëpunimit me Vuçiç.
Rama vërtet dënoi aktin, se të gjithë e kanë dënuar aktin, ndoshta përveç Vucicit.
Problemi i qëndrimit të Ramës është se në një fare forme ka dashur të fajësojë qeverinë e Kosovës, për përgatitjen e kontestit të këtij sulmi. Sepse e dëgjova me kujdes, dhe ai thoshte se përgjegjëse kryesore për përshkallëzimin e situatës është pozicioni i qeverisë së Kosovës në dialog.
Pra nuk e konsideroi Serbinë fajtore për ngecjen e dialogut, nuk e konsideroi Serbinë bashkëfajtore për ngecjen e saj, por si të thuash gjithçka për ngecjen e dialogut, dhe në këtë kuptim, në mos e justifikon sulmin terrorist në një farë forme e kontekstualizon, e relativizon, praktikisht po i thotë opinionit publike sikur qeveria e Kosovës të mos kishte një qëndrim obstruksionist, kjo nuk do të kishte ndodhur.
Me sa duket këtë e bën së nuk do ti ndërpresë urat e bashkëpunimit me Vucic, sikur ta quante akt terrorist,
Qori e quan dëm me vetëdije atë që po i bën Rama, Kosovës e Shqipërisë, faktit që kërkon vendosjen nën kontroll të Veriut, të KFOR-it, duke anashkaluar kësisoj institucionet e Republikës së Kosovës.
Gjëja më problematike qe ka kërkuar Rama është se ka kërkuar që KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës. Kjo është shumë problematike, sepse do të thotë që veriun e Kosovës t’ia heqësh nga duart institucionet legjitime të Kosovës, të mos lejoj policinë të ushtroj detyrën e saj në territor.
Rama kërkon që institucionet e Kosovës të dalin jashtë veriut, që Policia e Kosovës të dali jashtë veriut dhe praktikisht veriu kthehet në një zonë të pa qeverisur nga institucionet e Kosovës, de fakto, në një lloj autonomie.
Një qëndrim të tillë e ka pasur para disa muajsh edhe Vucic, pra ai këtë gjë thoshte, vendosni KFOR të kontrolloje veriun.
Pra thirrja për të vendosur KFOR në kontroll Veriun, tani Rama është komplet i padijshëm në raport me Kosovën e marrëdhëniet ndërkombëtare ose është duke i bërë dëm me vetëdije mjaft të madh Kosovës e natyrisht edhe Shqipërisë.



