Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Bregdeti dhe zonat e ulëta do të mbeten nën ndikimin e motit të kthjellët ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë kushtet e motit në gjithë shtrirjen malore nga Veriu në Jug të vendit.

Pjesa e dytë e ditës do vijojë në kushtet e kthjellimeve në ultësirën perëndimore por vranësirat mbeten prezent në zonat malore, më të dendura në ekstremin Verior ku priten dhe shira të përkohshëm. Sërish orët e mbrëmjes përmirësojnë kushtet e motit në vend, duke bërë që territori shqiptar të dominohet kryesisht nga kthjellimet.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish sjellin një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang vendit të ngjitet deri në 33ºC.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy