Kryeministri Kurti viziton Greqinë, çfarë pritet nga tryeza e rrumbullakët

Kryeministri Kurti viziton Greqinë, çfarë pritet nga tryeza e rrumbullakët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur sot drejt Greqisë, për të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët me Qeverinë e Athinës. Kreu i qeverisë pritet të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm të shtetit helen.

Kjo tryezë, e 26-ta me radhë, organizohet nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Europian dhe Komisionit Europian.

Me temën “Antitezat, transformimet, arritjet në një botë në ndryshim”, në këtë tryezë do të marrin pjesë liderë shtetërorë, ministra të kabinetit, drejtues të organizatave ndërkombëtare, drejtues nga biznesi, financat, profesionistë nga akademia dhe media.

Përveç kryeministrit Kurti, Dritan Abazovic, kryeministri i Malit të Zi, Zoran Zaev, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Sir Stuart Peach, i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor dhe George Katrougkalos, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë. do të marrin pjesë në panel. 

Kujtojmë që Greqia është një nga shtetet e BE-së që ende nuk e ka njohur Kosovën, por kohët e fundit ka dhënë sinjale se mund ta ndërmarrë një hap të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy