Samiti që përcakton fatin e dialogut Kosovë-Serbi

Samiti që përcakton fatin e dialogut Kosovë-Serbi

Me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emmanuel Macron krerët e Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Berlin për të diskutuar rreth perspektivës së tyre evropiane.

Por, krahas kësaj, në këtë Samit sipas analistëve kosovar, duhet të zgjidhet përfundimisht ngërçi i dialogut, si dhe të qartësohen pozicionet rreth idesë së korrigjimit të kufirit Kosovë – Serbi, shkruan e përditshmja “Zëri”.

Dy krerët institucionalë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj që do ta përfaqësojnë Kosovën në këtë Samit deri më tash nuk kanë dhënë sinjale se kanë përafruar qëndrimet e tyre rreth çështjeve që ndërlidhen me dialogun.

Përkundrazi, kreu i shtetit para se të nisej për në Berlin përmendi edhe një herë çështjen e korrigjimit të kufirit me Serbinë, me ç’rast tha se shpreson që kjo ide të gjejë mbështetje edhe në takimin e sotëm, shkruan tutje gazeta “Zëri”.

Megjithëkëtë Thaçi konsideroi se nga Samiti franko-gjerman nuk duhet pritur ndonjë mrekulli. Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se nikoqirët e takimit të së hënës do të bëjnë edhe një përpjekje për t’i nxitur të dyja palët t’i largojnë pengesat, në mënyrë që të rifillojë dialogu Kosovë -Serbi.

Por Thaçi e Haradinaj shkojnë në Samit të çakorduar rreth temës së dialogut me Serbinë. Derisa Thaçi e ka përsëritur opsionin që implikon ndryshim kufijsh, për Haradinajn integriteti dhe sovranitetit i shtetit nuk do të vihen në diskutim.

Të përbashkët në këtë takim, Thaçi dhe Haradinaj do ta kenë vetëm lutjen drejtuar Bashkimit Evropian që të përshpejtohet vendimmarrja rreth liberalizmit të vizave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy