Naomi Campbell flet për mëmësinë një vit pasi solli në jetë vajzën e saj

Naomi Campbell flet për mëmësinë një vit pasi solli në jetë vajzën e saj

Një nga modelet më të famshme në botë Naomi Campbell ka folur për vitin e parë të mëmësisë dhe si jeta e saj ndryshoi.

Prioriteti im tani është vajza ime... E vë në gjumë çdo natë. E adhuroj kur ndjej frymëmarrjen e saj mbi mua. Vajza ime është vetëm një vjeç, por tashmë është një personalitet i vogël”. Dhe shton: “Unë e shoh karakterin e saj: është shumë e vendosur, plot gëzim, kurioze dhe dinamike. Ajo tashmë ka filluar dhe të ecë dhe po mëson gjëra me një shpejtësi të mahnitshme. E marr me vete kur udhëtoj.”

Modelja nuk ka ndarë shumë informacione për vajzën e saj ndërsa i ka habitur të gjithë me njoftimin e lindjes së saj. Madje, në rrjetet sociale ka pasur reagime për moshën dhe mënyrën se si ajo zgjodhi të bëhej nënë. 

“Jam e bindur se çdo grua e di se kur është gati të ketë një fëmijë. Vajza ime erdhi në kohë. Ndjenja nuk ka të bëjë fare me moshën - është përvoja, instinkti dhe momenti. E kam ditur gjithmonë që një ditë do të bëhesha nënë, por nuk e kuptoja se sa shumë do të më mbushte me gëzim një bebe”, shtoi modelja për “Madame Figaro”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy