Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa, është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.
Xoxa është paraqitur për respektimin e masës së sigurisë "detyrim paraqitje" dhënë nga GJKKO pak ditë më parë.
Sipas vendimit të datës 12 shkurt, Xoxa ka edhe detyrimin për t’u paraqitur në institucionin e akuzës të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live tha se reagimet e Veliajt tek SPAK nuk kanë asnjë ndikim.
Për SPAK këto nuk kanë asnjë ndikim. Përballja me SPAK është vetëm në sallën e gjyqit dhe me prova siç ka ndodhur dhe do të ndodhë. A do të ndryshojë qëndrim SPAK? Deri në këto momente interesit të medias i është përgjigjur që jo, por derisa të vendosë të vendosë trupën gjykuese që do e gjykojë në Apel kërkesën e Veliajt, ndoshta mund të ndryshojnë gjëra. Mund të ketë prova të reja etj.



