Aksident i rëndë në Itali, vdesin 2 të rinj nga Kosova (FOTO)

Aksident i rëndë në Itali, vdesin 2 të rinj nga Kosova (FOTO)

Dy të rinj nga Kosova kanë vdekur në një aksident rrugor në Itali, ndërsa një tjetër është në gjendje të rendë. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Siena-Bettolle në zonën Casetta, afërsi të komunës Castelnuovo Berardenga.

Në makinën që doli nga rruga udhëtonin tre shtetas kosovarë. Dy prej shtetasve kosovarë që udhëtonin me të, të moshës 21 e 22 vjeç kanë vdekur, ndërsa i treti është plagosur dhe është në rrezik për jetën.

Vetura është përplasur me ndarësen e rrugës duke e kapërcyer atë dhe është rrokullisur me një shpejtësi mjaft të lartë për dhjetëra metra.

Tre të rinjtë nga Kosova ishin punëtorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit ndërsa po shkonin në punë, përcjell albinfo.ch.

Supozohet se dalja e veturës nga rruga është shkaktuar ose nga dalja papritmas e një kafshe që i ka zënë rrugën ose nga përgjumja e drejtuesit të automjetit.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy