
Nga dita e sotme, për shkak të vijimit të punimeve në Unazën Lindore, do të ketë një devijim të trafikut nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ky bllokim do të zgjasë për 14 ditë. Për pasojë, trafiku që vjen nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti".
Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit.
Në sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, duke filluar që nga data 13.11.2021 është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh.
Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”. Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut.
Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve.



