
Gazmend Bardhi dhe Flamunr Noka, dy prej eksponentëve më të lartë të PD, por kundërshtarë brenda spektrit politik janë personat e parë të marrë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës.
Pas shoqërimit të dhjetëra personave në orët e pasdites së djeshme, policia e Tiranës ka kërkuar në Prokurori ndjekjen penale të Ndokës dhe Bardhit si personat përgjegjës që organizuan grupe individësh të dhunshëm në protestë.
Gazmend Bardhi akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”, ndërsa Flamunr Noka për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Ndërkohë nën urdhër arresti dhe persona të ndaluar nga policia për veprat penale "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme", "Prishja e qetësisë publike", "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit", "Shkatërrimi i pronës" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", kryer në bashkëpunim janë:
Shaban Halili, Gentjan Lamnica, Agron Gjura, Xhevahir Georgiev, Alban Zaimi, Arkimed Lushaj, Hajredin Gjura, Denis Luku, Valdrin Dervishaj, Arben Dervishaj, Orges Dervishaj, Qendrim Dervishaj, Arben Dervishaj, Selman Krasniqi, Albano Sotolaj, Ber Begeja, Duleman Marku, Mirash Rrathtori, Emiliano Çekini, Gjon Pepaj, Klavdo Çekini, Armando Çardaku, Agustin Pali, Oltion Zenelaj, Albi Peti, Arian Mezini, Ardian Myrto, Ylli Gosturani, Armando Alldervishi, Vendim Demaj, Afrim Deda, Sokol Ndreu, Orian Meta dhe Stivi Luku.
Policia ka vendosur procedimin në gjendje të lirë për veprën penale "Shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive" për:
Gazment Bardhi, Flamur Noka, Resul Fidani, Jurgen Rexhepi, Dritan Konda, Arif Bicprendi, Ergys Hoxha, Irel Elezi, Azem Çira, Dori Alikaj, Aleks Marku, Argjend Ferati, Ismail Ferati, Senad Gucija, Julzim Kokomani, Zyber Kokomani, Armand Lekgegaj dhe Gjok Nikolli.



