Sociologu Gëzim Tushi deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se kriminaliteti është ulur këmbëkryq në shoqërinë shqiptare. Ndërsa analizoi vrasjen në Roskovec, Tushi u shpreh se shumë veprime kanë marrë përmasa çnjerëzore.
Krimi nuk është më një metaforë mjekësore, është një realitet i ulur këmbëkryq në shoqërinë shqiptare. Kriminalizimi i jetës shoqërore te ne është jashtëzakonisht i zgjeruar. Përveçe është një patologji, më shqetësojnë dy gjëra, po forcohet solidariteti i kriminelëve, prirja për të sofistikuar krimin, ku edhe policia s’është në gjendje t’i ekzaminojë. Shtimi i krimit ka të bëjë me familjen. Numri më i madh bëhet në familje. Në çerdhen ku njeriu duhet të ndihet i sigurt, ndihet i frikur. Shkaku kryesor i krimit në Roskovec ka qenë përplasja e kornizës morale i konceptit të martesës. Opinioni publik i fshatit i thoshte pse ka marrë atë me tre fëmijë. Kishte diskordancë estetike me vajzën, pse mbahet. Familja shqiptare në zonat periferike është akoma me bazament trandicional. Paternializmi, maskilizmi. Imagjino vendos vjehrri kë duhet të marrë nuse djali. Shumë veprime kanë marrë përmasa çnjerëzore”.
Sociologu tha se një pjesë e njerëzve po ikin nga Shqipëria jo vetëm nga varfëria, por edhe me faktin që niveli i kriminalitetit po rritet.



