
Kristalina Georgieva, drejtoreshë e përgjithshme aktuale, është e vetmja kandidate e propozuar nga shtetet anëtare për drejtimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Lajmi u bë i ditur në një deklaratë për shtyp nga bordi i drejtorëve të institutit me bazë në Uashington.
“Bordi i drejtorëve do të vazhdojë procesin e nominimit me intervistë të kandidates, Georgieva, nga anëtarët e Bordit. Objektivi është që procesi të finalizohet sa më shpejt, deri në fund të prillit”, thuhet në deklaratë.



