Djali i dehur dhunon babanë, i moshuari në Pogradec e plagos me armë

Djali i dehur dhunon babanë, i moshuari në Pogradec e plagos me armë

Një plagosje me armë zjarri të llojit çifte është shënuar pasditen e sotme në fshatin Stropckë, të Njësisë Administrative Çërravë në Pogradec.

Rreth orës 18:40, në fshatin Stropckë, Pogradec, ka ndodhur një konflikt familjar i çastit mes babait dhe djalit të tij. Shtetasi Përparim Shkullaku, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin Agim Shkullaku, 83 vjeç. Më pas 83-vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosur djalin e tij shtetasin Përparim Shkullaku, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.

Drupal Ad

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë shoqërimin e 83-vjeçarit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Gjithashtu shërbimet e policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83-vjeçari ka plagosur djalin e tij. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy