Samiti i Diasporës, Meta nga Lezha: Të ngrihemi mbi interesat e ngushta

Samiti i Diasporës, Meta nga Lezha: Të ngrihemi mbi interesat e ngushta

Në ditën e dytë të Samitit të Diasporës që u ndal në qytetin e Lezhës ishte i pranishëm edhe presidenti Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit i bëri thirrje palëve politike të ngrihen mbi interesat e ngushta.

Skënderbeu është figura më shpëtimtare dhe frymëzuese për mbijetesë dhe afirmim për kombin tonë. Uroj dhe besoj se ky Kuvend i Lezhës, për mesazhin që ka sjellë nga thellësia e historisë, të na ndihmojë edhe ne të gjithë për t’u ngritur mbi interesat afatshkurtra dhe të ngushta dhe t’i thotë një “Po” të fortë rrugës europiane të Shqipërisë, bashkë me Maqedoninë në qershorin që po vjen”, u shpreh Meta.

Ndërsa për shqiptarët e diasporës kreu i shtetit tha se Shqipëria i kishte dyert e hapura.

"Shqipëria është një vend që ka diell për të gjithë shqiptarët jo vetëm para që jetojnë këtu por dhe për ata që duan të kthehen këtu", theksoi Meta.

Në veprimtarinë përmbyllëse të Samitit të II të Diasporës Shqiptare, të mbajtur paraditen në sheshin "Gjergj Kastrioti" me rastin e 575-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës nuk ishte i pranishëm kryeministri Rama, por vetëm ministri i Shtetit për Diasporës Pandeli Majko. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy