Meta dhe Haradinaj vizitojnë qendrën e Emergjencave Civile në Durrës

Meta dhe Haradinaj vizitojnë qendrën e Emergjencave Civile në Durrës

Presidenti Ilir Meta, së bashku me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj vizituan sot qendrën e emergjencave civile në Durrës, të ngritur në stadiumin “Niko Dovana”, ku u takuan dhe u interesuan për shëndetin dhe gjendjen e banorëve të mbetur të pastrehë, si pasojë e tërmetit që goditi vendin.

Gjatë takimit me banorët e pastrehë të Durrësit, si edhe me Forcat e Sigurisë e të Policisë së Kosovës, Presidenti Meta falënderoi për të disatën herë Kosovën, popullin dhe institucionet e saj, Kryeministrin Haradinaj, e në mënyrë të veçantë Forcat e Sigurisë dhe të Policisë së Kosovës, që kanë shkëlqyer me reagimin e menjëhershëm që në orët e para të përballimit të kësaj tragjedie dhe vazhdojnë të bëjnë më të mirën përkrah forcave tona, në ndihmë të qytetarëve tanë që kanë vuajtur këto pasoja të tmerrshme të tërmetit.

Ky solidaritet, tha Meta, “e ka bërë më të lehtë përballimin e këtyre pasojave, të kësaj dhimbjeje”.

Ndërsa Kryeministri në detyrë i Kosovës, Haradinaj tha se “jemi sot këtu për t’iu dhënë përkrahje të mëtejshme të gjithë të angazhuarve për kalimin e gjendjes”.

“Ne bashkëndjejmë me familjet e viktimave, të plagosurve dhe të dëmtuarve, të gjitha ato vështirësi që ka Shqipëria dhe do të vazhdojmë të jemi bashkë”, tha Haradinaj.

Në përfundim, Presidenti Meta falënderoi Kryeministrin Haradinaj edhe Qeverinë e Kosovës edhe për kontributin e parë financiar që ata dhanë prej gjysmë milioni euro, duke nxitur dhe solidaritetin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve dhe sipërmarrësve të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy