Terrorizmi/ Islami: Ka korrupsion dhe gjobëvënës te Anti-Terrori. Disa arrestime bëhen për medalje nga Amerika! (VIDEO)

Terrorizmi/ Islami: Ka korrupsion dhe gjobëvënës te Anti-Terrori. Disa arrestime bëhen për medalje nga Amerika! (VIDEO)

Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Gentian Çollaku, 46 vjeç, është arrestuar me urdhër të SPAK nën akuzën për nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste. Avokati Roland Islami tha në MCN Live se personi në fjalë ka pasur një procedim penal në Itali për të njëjtat akuza. Ai theksoi se KMSH si institucion fetar duhet të jetë më i gjendshëm si institucion dhe ta çojë mendimin te të tjerët. Islami tha se ka pasur edhe raste kur institucionet kanë mbajtur padrejtësisht në burgim njerëz të caktuar vetëm për të marrë medalje të artë nga Amerika.

Ngjarje të tilla na prekin të gjithë spektrin e shqiptarëve. Terrorizmi në Shqipëri është plagë e hershme, por sot s’ka kuadrin e duhur ligjor. Ndryshimet në Kodin Penal në 2017 sollën disa dispozita, që edhe raste jo terroriste mund të konsiderohen si terroriste, siç është në rastin konkret nxitja me shkrime, me fjalë, me mendime. Mund të jetë edhe subjektive, ka të bëjë me interpretimin. Ka edhe disa vendime të Gjykatës së Strasburgut se ku mbaron e drejta për të dhënë bindjet publikisht dhe ku fillon pjesa penale. Me aq sa e kam ndjekur çështjen, personi në fjalë ka pasur një procedim penal në Itali për të njëjtat akuza. Ka përfunduar si proces penal në shtetin italian. Përhapja e këtyre thënieve, këtyre nxitjeve në rrjetet sociale cenojnë një rend kushtetues në Republikën e Shqipërisë edhe më gjerë. Mendimet, bindjet, mund të thuhen në rrjetet sociale, në fletëpalosje, krijojnë thirrje për dhunë, qoftë fetare, qoftë radikale, ekstreme, rezulton që janë veprime që janë të ndaluara nga Kodi Penal dhe parashikohen si vepër penale. Parashikimi si vepër penale në 2017, ndoshta ishte vonë, por ka sjellë një mjedis, që sot ka rritje të sigurisë në këtë fushë. Ne s’kemi pasur akte të mirëfillta terroriste në Shqipëri, por nxitjet ndodhin”.

Ai vuri në dukje se organet ligjzbatuese e kanë kryer shumë mirë punën e tyre, por ka pasur edhe raste kur është tejkaluar duke bërë padrejtësi. Si rast të tillë avokati përmendi 4 personat që u mbajtën 3 vjet në paraburgim për rastin e sulmit të planifikuar terrorist në ndeshjen Izraelin, dhe në fund morën pafajësi.

Lidhja s’është financim. Jo çdo propagandë vjen për shkak të financimit. Sidomos kur bëhen për shkaqe fetare, s’kanë anë pasurore pas. Duhet të ketë një afrimitet te institucionet kontrolluese të fesë, si KMSH, ose Komunitetet e tjera. Në rastin konkret kemi një individ që vjen nga feja islame, por mund të ketë edhe nga fe të tjera. Nuk qëndron te organet ligjzbatuese që e kryejnë shumë mirë punën e tyre, dhe ndoshta e tejkalojnë, ku mund të bëjnë ndonjë padrejtësi te ndonjë person, por s’është ky rasti. Ka raste të klientëve të mi që kanë marrë pafajësi. Në rastin e sulmit në ndeshjen me Izraelin, 4 persona u mbajtën 3 vjet në paraburgim padrejtësisht. Nuk e paragjykoj që u bënë me qëllim. Por ndoshta edhe e tejkalojnë ndonjëherë kompetencën e vet, sepse mendojnë të parandalojnë krimin. Bindjet lindin nga besimi. Xhamia varet nga KMSH, KMSH duhet të jetë i gjendshëm. Si në anën e dhënies së fesë, kontrollit të fesë, dhe pranueshmërinë e komuniteteve fetare për zgjidhen e çështjeve. S’mund të themi që kanë faj, por të jenë më të gjendshëm. Kemi një komunitet që duhet ta çojë mendimin te të tjerët. Sot s’ka asnjë rol sepse s’e pranojnë njerëzit. Organet drejtuese të KSMH janë të papranuara”.

Nuk është dhënë as dëmshpërblimi për paraburgimin e padrejtë, është një papërgjegjshmëri e institucioneve të Shqipërisë, sepse duan të marrin medaljen e artë nga Amerika. Rasti i Kavajës ka dy vjet, që nuk është hetuar nga policia. Organet e anti-terrorit të merren me raste të vërteta, jo me ata që i kapin si peshq për të marrë ndonjë mirënjohje. Terroristët e vërtetë kalonin njerëzit në Siri, dhe arrestoheshin njerëz të tjerë”.

Islami tha se ka prova për persona të korruptuar dhe që vendosin gjoba brenda Anti-Terrorit. Po ashtu ai vuri në dukje që s’kemi një auditim të pasqyrave financiare të KMSH-së.

SPAK ka arrestuar pa prova. SPAK-u i mbajti 3 vjet në burg 4 familje. Janë shkatërruar 4 familje. Të mos flasim për SPAK-un si një apostulat të drejtësisë shqiptare. Është e specializuar më shumë për anti-korrupsionin se sa për terrorizmin. Edhe brenda personave të anti-Terrorit ka persona të korruptuar. Unë i di me emra. Do t’i bëj publike me një kallëzim penal. Kam prova. Vënë edhe gjoba. Ka persona që vendosin gjoba brenda anti-terrorit. Nuk ka persona të aftë për të hetuar çështjet e terrorizmit në Shqipëri. Unë dua që Policia e Shtetit të niset nga parimi për të zbatuar ligjin. Anti-terrori duhet të bëjë parandalimin e veprave. Te KMSH s’ka shkuar njëherë Kontrolli i Lartë i Shtetit, të bëjë të paktën një auditim, pa i cenuar pavarësinë në kuadër të fesë. Kemi një Komunitet ku kemi edhe vrasje brenda komunitetit. Nuk dimë pasuritë e këtij Komuniteti Mysliman.

Financimet fetare në Shqipëri janë të pakontrolluara! Ne sot kemi një investim miliona euro në qendër të Tiranës dhe kemi një luftë Shqipëri-Turqi, për një xhami të ndërtuar në Shqipëri. Pse nuk ka sot një raport auditimi, edhe për t’u thënë shqiptarëve që është gjithçka në rregull. T’u thotë myslimanëve shqiptarë që i keni në rregull të gjitha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy