Shqipëria vijon të mos ketë një pasqyrë të plotë mbi përhapjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Prej vitit 2015 mungon një raport vjetor i unifikuar, ndërsa shqetësues mbetet përhapja e tyre edhe në moshat e reja. Mjekët ngrenë alarmin për rritjen e rasteve dhe kërkojnë më shumë vëmendje ndaj parandalimit dhe diagnostikimit.
