Turistë vendas e të huaj kanë shijuar edhe këtë vit festën e Lakrorit, e cila u mbajt në fshatin Polenë të Korçës. I pjekur në saç, lakrori përfaqëson një nga gatimet tradicionale të zonës e që është trashëguar brez pas brezi.
Ndryshe nga vitet e kaluara, tashmë synohet që fshati Polenë të kthehet në një atraksion turistik duke ju ofruar turistëve çdo ditë kulinarinë e pasur.



