“Dubai parajsë fiskale për ta”, Artan Hoxha flet për 5 vrasësit më të rrezikshëm në Shqipëri

“Dubai parajsë fiskale për ta”, Artan Hoxha flet për 5 vrasësit më të rrezikshëm në Shqipëri

Gazetari Artan Hoxha në emisionin ‘Të Paeskpozuarit’ në MCN TV ka folur për listën e shpallur nga policia për pesë vrasësit më të kërkuar në Shqipëri për të cilët u shpreh se dy prej tyre janë arrestuar nëj në Greqi dhe tjetri në Turqi, ndërsa 3 të tjerët vijojnë të jenë në kërkim.

Ai tha se Policia kur hartoi këtë listë u përpoq të tregonte rrezikshmërinë e tyre dhe impaktin në publik që ata kishin. Sipas tij shumica e tyre vendosen në Dubai të cilin e kanë kthyer në një parajsë fiskale vend me të cilin ne nuk mund ti ekstradojmë dot.

Ishin përzgjedhur këta njerëzi sepse përbënin rrezik sepse ishin përfshirë në vrasje dhe në rastin konkret kemi Jani Aliaj një shtetas shqiptar nga Tepelena ka bërë vrasjen te lokali ngjitur me ujvarën në Tiranë të Re. I dyti Talo Çela i akuzuar për grabitje të Rinasit në atë kohë, Laert Haxhiou i akuzuar për vrasjen në zonën e Lushnjes, ai drejtonte një strukturë shumë efikase me shumë vraje sipër, Ibrahim Liçi që s’ka vetë strukturë kriminale dhe Erjon Llapushi i cili përveç krimeve u bë i famshëm se goditi dhe i mori jetën menaxherit të një lokali në Labinot.

Policia kur hartoi këtë listë u përpoq të tregonte rrezikshmërinë e tyre dhe impaktin në publik që ata kishin. Tani jemi në 2024 lista duhet ribërë nga e para Laert Haxhiu është arrestuar në Greqi dhe një nga anëtarët e bandës së tij u bë i penduar dhe tregoi një sërë vrasjes ku tregoi dhe se nga i buronte fuqia dhe si i kishte shpëtuar policisë. Uroj që të kemi fat ta sjellim këtu. Ibrahim Liçi u kap në Stamboll, ndërsa të tjerët vazhdojnë të jenë të pa kapur.

Asnjëri nuk është ekstraduar nga këta dhe ata të dy që janë kapur dhe i treti Aliaj është në kërkim. Llapushi sipas të dhënave që ka policia gjendet në Shqipëri dhe në kryeqytet dhe nuk e di se si nuk është kapur dhe pikëpyetje është Talo Çela për këtë nuk ka asnjë të dhënë. Është shpallur në kërkim por s’ka asnjë të dhënë për të. Siç ka evoluar pjesa ekonomike e vendit që si japim dot shpjegim, nga ana tjetër organizata kriminale pasi kanë krijuar lidhje me pushtetin dhe kur qëndrimi i tyre në Shqipëri bëhet i pamundur vendosin të shkojnë në vende si Dubai që është kthyer një parajsë fiskale për ta.

Shumica e tyre janë në Dubai kanë marrë dhe familjet e tyre dhe madje kanë hapur dhe bizneset e tyre dhe kjo gjë u ka dhënë mundësi atyre që të investojnë atje dhe s’kanë nevojë që ti sjellin tashmë në Shqipëri paratë sepse kanë atje kompani të mëdha. Pak a shumë e di Shqipëria se kush ndodhet atje dhe Shqipëria nuk i ekstradon dot ata nga emiratet e bashkuara.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy