Mesazhe promocionale me oferta dhe bileta falas për koncertin e Kanye West kanë mbërritur në telefonat e punonjësve të administratës, personazheve publike, mësuesve dhe nxënësve, me qëllim nxitjen e pjesëmarrjes në eventin e 11 korrikut.
Ndërkohë, vendimi për financimin me 4 milionë euro nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit ka shtuar debatet, ndërsa zëra të ndryshëm publikë kanë bërë thirrje për bojkotimin e koncertit.



