Partia Laburiste po konsideron shqyrtimin kërkesave për azil në një tjetër vend jashtë Britanisë së Madhe nëse formon qeverinë e ardhshme.
Sir Keir Starmer ka kërkuar plane të reja për politikën e azilit të Laburistëve, tha një zëdhënës për BBC. I pyetur javën e kaluar nëse partia e tij do të konsideronte përpunimin e kërkesave për azil jashtë Britanisë së Madhe, Sir Keir tha se do të shqyrtonte çdo plan që funksionon.
Konservatorët akuzuan laburistët se nuk kishin një plan të besueshëm për të ndaluar emigrantët që të vinin me gomone në Britaninë e Madhe.
Partia Laburiste po shqyrton nëse disa azilkërkues mund t'i shqyrtojnë kërkesat e tyre përpara se të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar, për të dekurajuar disa prej tyre që udhëtojnë përmes Kanalit.
Burime bëjnë me dije për BBC ministrat dhe zyrtarët në hije e kanë diskutuar këtë ide si pjesë një pakete masash të shumëllojshme për të trajtuar kalimet ilegale. Sidoqoftë ende nuk mund të flasim për një plan të detajuar.
Laburistët kanë përjashtuar çdo mundësi që mund t'i dëbojë azilkërkuesit në vende të tjera ndërkohë që kërkesat e tyre janë në process vlerësimi, çka ishte gurthemeli i skemës së Ruandës nga Rishi Sunak.
Duke folur për BBC në fillim të këtij muaji, Yvette Cooper, sekretarja e brendshme në hije, tha se ajo kundërshtoi skemën e Ruandës sepse ajo kishte një "kosto të madhe" dhe do të përfundonte me vetëm një numër të vogël emigrantësh të dërguar në Ruandë.



