Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë/ Humb jetën një person 

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë/ Humb jetën një person 

Një aksident është regjistruar ditën e sotme rreth orës 04:50 në aksin rrugor “Pogradec- Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht. Mësohet se një automjet tip “Benz” me drejtues një 46-vjeçar është përplasur me automjetin tip “Citroen”.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi Fillim Zeka 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili si pasojë e plagëve 80-vjeçari ndërroi jetë.

Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 29.04.2024, rreth orës 04:50, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Memëlisht, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D. Y., 46 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin Y. M., 58 vjeç.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Citroen” 58-vjeçari Y. M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasi F. Z., 80 vjeç, banues në fshatin Çetë, Devoll, pasagjer në këtë automjet, i cili për pasojë ndërroi jetë.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet se ka qenë kalimi në korsinë tjetër të rrugës, duke mos mbajtur krahun e duhur të lëvizjes, nga ana e drejtuesit të automjetit tip “Benz” shtetasit D. Y.

Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy