Kina ka refuzuar t’i dorëzojë disa të dhëna të rëndësishme ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që hetoi origjinën e Covid-19 në Vuhan: një nga anëtarët e ekipit, mikrobiologu Dominic Dwyer, e denoncon këtë fakt në një intervistë me disa media ndërkombëtare. Ekipi kërkoi të dhënat e para për pacientët nga rastet e hershme, në atë që ata e quajtën "praktikë standarde", por ekspertëve iu dha vetëm një përmbledhje.
OBSH kërkon më shumë të dhëna nga Pekini, në veçanti për rastet e mundshme të Covid-19 para dhjetorit 2019. Peter Ben Embarek, kreu i misionit të ekspertëve të OBSH-së, që ditët e fundit zhvilloi një hetim në Vuhan për të kuptuar origjinën e koronavirusit, shprehu frustrimin e tij nga mungesa e qasjes në të dhëna të papërpunuara. "Ne kërkuam më shumë të dhëna", tha ai në një intervistë me AFP.



