Pogradec/ Dhunoi për vdekje 42-vjeçarin në lokal, ndalohet autori i ngjarjes

Pogradec/ Dhunoi për vdekje 42-vjeçarin në lokal, ndalohet autori i ngjarjes

Zbardhet ngjarja e ndodhur një natë më parë në qytetin e Pogradecit ku humbi jetën 42-vjeçari Egli Proga. Burime pranë grupit të hetimit bëjnë të ditur se 42-vjeçari Egli Proga ka qenë duke konsumuar alkool brenda lokalit në pronësi të të atit se bashku me disa persona të tjerë, ku ka filluar dhe konflikti me grushte dhe sende të forta.

Ka qenë Denis Meçe, banues në fshatin Buçimas ai i cili dyshohet se ka goditur Egli Progën me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura në kokë. Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi Denis Meçe është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që nga këqyrja e kamerave të sigurisë edhe për policinë është sqaruar gjithë dinamika e sherrit të ndodhur. Në orën 01:30 minuta ka qenë policia e Pogradecit ajo që ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit Denis Meçe si i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.

 

NJOFTIMI

Konfliktohet për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit  i shkaktoi dëmtime me pasojë vdekjen, kapet dhe vihet në pranga nga Policia autori i dyshuar. Në pranga edhe tre shtetas të tjerë për moskallzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Në lagjen nr. 1 Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi  D. M.,  29 vjeç, dyshohet se jashtë ambienteve të një lokali është konfliktuar fizikisht me shtetasin E. P., 42 vjeç, i cili gjatë konfliktit fizik  është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Shtetasi D. M., 29 vjeç, pas konflikt është larguar  nga vendi I ngjarjes por falë reagimit në kohë të Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij për veprën penale “Vrasja me dashje”. Në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Seksioni për  Krimet  Kundër Personit në DVP Korçë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit:

V. S.,  40 vjeç,  A. M.,  55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale "Moskallzim krimi", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka nodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës. Materialet proceduriale i kaluan Prokuroris pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy