Teoria konspirative: Fundi i botës do të ndodhë më 23 shtator

Teoria konspirative: Fundi i botës do të ndodhë më 23 shtator

Sipas një teorie të fundit konspirative, fundi i botës do të vijë pas disa ditësh, ekzaktësisht në 23 shtator.

Kështu pretendohet në një video të publikuar në Youtube, në të cilën thuhet se konspiracionistë të krishterë besojnë se kodet në Bibël sugjerojnë pikërisht këtë datë për fundin e botës.

Sipas tyre, data 23 shtator përputhet me urdhëresën 12: 1-2, që sinjalizon ardhjen e dytë të Krishtit. Sipas kësaj urdhërese, në qiell do të shfaqet një shenjë e madhe, një grua e rrethuar nga dielli, me hënën nën këmbët e saj dhe mbi kokë do të ketë një kurorë me 12 yje.

Ajo ishte shtatzënë dhe bërtiste nga dhimbjet e lindjes. Konspiracionistët thonë se gruaja në fjalë është Virgjëresha. Kjo ndodh çdo 12 vjet thonë ata, por këtë vit pretendojnë se do të ndodhë një shtrirje planetare, dhe që është një ngjarje e pashembullt.

Megjithatë, kjo profeci deri tani është vetëm një teori konspirative. Një artikull i mëparshëm që shtronte pyetjen nëse bota do të shkatërrohej më 23 shtator, bënte me dije se një koincidencë planetare kishte ndodhur 4 herë në mijëvjeçarin e fundit, prandaj nuk është dhe aq e rrallë sikurse propagandohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy