I ati e vrau me thikë, djali: Nëna punonte dy punë, babai i harxhonte të gjitha paratë

I ati e vrau me thikë, djali: Nëna punonte dy punë, babai i harxhonte të gjitha paratë

Djali 20-vjeçar i 41-vjeçares shqiptare Lonora Serina (Hysaj), e cila u vra nga bashkëshorti i saj ka folur për krimin në Zakinthos, ngjarje e cila tronditi gjithë Greqinë.

I riu ka qenë në gjykatë të martën pasi ka dashur të jetë “i pranishëm” kur babai i tij ka kaluar nga dera e prokurorisë për të kërkuar falje.

Në një deklaratë për mediat greke, i riu ka treguar se nëna e tij kishte shumë frikë.

Nëna bënte dy punë për të mbajtur familjen por edhe babanë. Babai im i shpenzonte të gjitha paratë. Ata ziheshin shpesh.

Edhe unë, edhe vëllai kishim ndërhyrë shumë herë mes tyre, madje edhe duke e goditur që të largohej. Kur ajo e paditi një muaj më parë, ai iu lut të kthehej.

Më pas u lirua me kusht që të mos i afrohej mamasë. Por ai erdhi dhe iu lut të qëndronte në shtëpi derisa të gjente një vend tjetër.

Dhe nëna ime, duke menduar për ne dhe duke pasur frikë, e pranoi. Pavarësisht dhunës që kishte pësuar nga duart e tij.

Ndërsa për ditën e vrasjes, i riu tregon se babai erdhi në shtëpi i dehur, e rrahu nënën dhe ajo e denoncoi sërish, por se policët e kishin lënë të lirë.

41-vjeçarja Lonora Serina (Hysaj), u vra me thikë nga i shoqi 51-vjeçar, jashtë shtëpisë së tyre në Tsilivi të Zakinthos.

Varrimi i saj është caktuar për të premten, më 5 gusht, ndërkohë që trupi i pajetë do të dërgohet në Shqipëri.

Më 18 qershor, 51-vjeçari ishte arrestuar nga policia greke pas kallëzimit të bërë nga 41-vjeçarja për dhunë në familje.

Asokohe burri ishte liruar me kusht që të mos i afrohej gruas së tij në një distancë më të vogël se 100 metra. Por 41 -vjeçarja duket se ditët e fundit dhe pas lutjeve të tij, i kishte ardhur keq dhe e kishte lënë të kthehej në shtëpinë e tyre, por e pagoi me jetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy