Austria dëbon 4 diplomatë rusë

Austria dëbon 4 diplomatë rusë

Austria ka dëbuar 4 diplomatë rusë për sjellje të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik, tha të enjten një zëdhënëse e ministries së Jashtme.

Viena zyrtare i bashkohet kësisoj grupit të vendeve të BE-së që kanë ndërmarrë veprime të ngjashme këtë javë.

Ndryshe nga dëbimet në vende të tjera si Itali, Gjermani, masat e Austrisë nuk lidhen me pushtimit rus të Ukrainës. 

Tre diplomatët që punojnë në ambasadën ruse dhe një me bazë në Salzburg duhet të largohen nga Austria deri të martën.

“Katër personat kanë vepruar në një mënyrë që nuk është në përputhje me statusin e tyre diplomatik”, tha zëdhënësja në një deklaratë të shkurtër pa dhënë detaje. Kjo frazë zakonisht përdoret për t'iu referuar spiunimit.

Suedia, Danimarka, Greqia dhe Rumania janë gjithashtu ndër vendet e BE-së që kanë njoftuar këtë javë se po dëbojnë diplomatët rusë për luftën në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy